Jaja Ture në Londër, agjenti i tij jep lajmin

Jaja Ture u largua në fund të edicionit të shkuar nga Mançester Siti, por siç duket e ardhmja e tij do të vijojë të jetë Angli. Ka qenë vetë menaxheri i lojtarit, i cili përmes një postimi në “twitter” ka deklaruar se lojtari i tij ka kaluar vizitat mjekësore në Londër.

Një hapi për të gjithë, pasi nuk pritej që 35-vjeçari të luante në Angli. Tek Siti Guardiola ia mbylli derën, por në Londër nuk është aluduar shumë se kush mund të jetë skuadra e tij e re. Uest Ham u përfol pak kohë më parë, por diçka e tillë u mohua nga ana e drejtuesve. Së fundmi mediat angleze po mendojnë se do të jetë Arsenali skuadra që do të marrë shërbimet e lojtarit nga Bregu i Fildishtë.

Ture është një lojtar i lirë dhe mund të nënshkruajë pavarësisht se merkato në Angli është mbyllur. Me Sitin Ture arriti që të fitonte tre tituj, duke luajtur në 316 ndeshje, si dhe duke shënuar 79 gola. Në orët në vijim pritet që të ketë diçka më konkrete në lidhje me të ardhmen e Tures.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online