Formacioni i javës në Gjermani, edhe një shqiptar mes yjeve

Me përjashtim të Bajernit që duket se është një hap para skuadrave të tjera të kampionatit, Bundeliga ka mjaft rivalitet dhe diferencat mes skuadrave janë jo shumë të mëdha. në formacionin më të mirë të javës, gati çdo javë dominimi është nga lojtarët me emër dhe që spikasin gjatë gjithë kohës, por pas ndeshjeve të para në formacionin më të mirë të javës është dhe një shqiptar.

Milot Rashica e ka nisur mbarë edicionin e ri tek Verder Bremen, pasi që në takimin e parë arriti që të jepte një asist, duke shmangur në këtë mënyrë humbjen në shtëpi ndaj Hanoverit. Mesfushori me tipare sulmuese, i cili luan për përfaqësuesen e Kosovës u aktivizua në pjesën e dytë, por vetëm 6 minuta para fundit të kohës së rregullt u tregua i saktë me pasimin e tij, duke qenë deçiziv.

“Spiegel.de” e ka përfshirë Rashicën në njëmbëdhjetëshin më të mirë, ku ndodhet dhe emra të mëdhenj si Rojs apo Myler e Kimish. Një vlerësim për 22-vjeçarin që këtë edicion pritet të “shpërthejë” në futbollin gjerman.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online