Eusebio Di Françesko është vënë në dyshim kohët e fundit dhe emrat e lakuar për ta zëvendësuar janë të shumtë. Mes tyre u përmend edhe Kristian Panuçi, i cili aktualisht drejton Shqipërinë dhe në të shkuarën ka kontribuuar si lojtar te verdhekuqtë.
Kandidatura e tij nuk shikohet si e duhura nga ish-presidentja e Romës, Rosela Sensi. “Nuk ka eksperiencë, e shikoj më shumë si drejtues. Për mua Roma duhet të vazhdojë me Di Francesskon, problemi nuk është trajneri”, është shprehur Sensi për “Centro Suono Sport”.
Panuçi hapat e parë në fushën e trajningut i hodhi te Rusia, ku ishte ndihmës i Fabio Kapelos. Më pas provoi të drejtonte Livornon, Ternanën dhe më pas erdhi propozimi nga FSHF dhe marrja e drejtimit të kombëtares sonë. Deri më tani nuk regjistruar ndonjë sukses dhe dyshimet janë të mëdha mbi cilësitë e tij si trajner.