Krenaria e Murinjos: Vetëm unë kam mposhtur Juventusin!

0

Zhoze Murinjo po shijon pushimet, po studion dhe po qetësohet. Një trajner nuk mund të qëndrojë gjatë larg stolit dhe portugezi është gati për t’u rikthyer në sezonin e ri.

Ai po bën edhe rolin e opinionistit, ndërsa analizat e tij janë gjithmonë interesante. Mou ka folur për “RT”, duke mos i kursyer batutat për bardhezinjtë. Juventusi ka pësuar vetëm një humbje në shtëpi gjatë këtij sezoni. Ishte 7 nëntori i vitit të kaluar, kur Murinjo dhe Mançesteri i tij befasonin në fund vendasit me golat e Matës dhe Bonuçit (autogol).

Unë mbetem i vetmi, i cili kam fituar në Torino përballë Juventusit në këtë sezon”, thekson plot krenari trajneri portugez. Marrëdhëniet e tij me tifozët bardhezi nuk janë aspak pozitive.

E kaluara e portugezit si interist ndikon, ndërsa tifozët e “Zonjës së Vjetër” ofenduan gjatë gjithë ndeshjes Murinjon. Ky i fundit duroi deri në fund, riktheu rezultatin dhe iu përgjigj atyre me dorën në vesh dhe ironinë në fytyrë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.