Krenari Suso i gëzohet projektit të Milanit dhe… Higuainit

Suso e thotë qartë: Milani nuk do t’ia dijë për ofertat. Në një prononcim për spanjollen “Marca”, ai ka komentuar edhe ardhjen e Gonzalo Higuain. Tifozët e “Djallit” shpresojnë tek asistet e spanjollit dhe golat e argjentinasit.

“Kam patur rreth 4-5 oferta, por klubi nuk ka dashur t’ja dijë. Gjithmonë e kam shprehur që e dua Milanon dhe familja ime është e lumtur në këtë qytet. Do të ulem me drejtuesit e rinj dhe do diskutojmë për rinovimin tim. Rinovova në nëntor dhe besoj që shumë shpejt do e bëj prapë diçka të tillë. Është një kënaqësi e madhe dhe krenari fakti që jam një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit”, ka thënë fillimisht spanjolli.

Më pas ai ka kometuar lëvizjet në merkato, veçanërisht transferimin e Higuainit. “Kur projekti i klubit është interesant dhe vijnë futbollistë si Higuain, është diçka shumë pozitive dhe niveli i skuadrës rritet. Gonzalo është një lojtar që çmarkohet mirë dhe di çfarë bën me topin. Mendoj që do përshtatemi mirë”, mbyll 24-vjeçari i ofensivës kuqezi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online