Boksieri rus Sergey Kovalev ka refuzuar duelin me meksikanin Saul “Canelo” Alvarez. Lajmi bëhet i ditur nga media amerikane “Sports Illustrated”. Plani i Kovalev është të mbrojë titullin e tij kampion bote në divizionin “light heavyëeight” kundër anglezit Anthony Yarde, duel ky që do të zhvillohet në muajin gusht në Rusi (deri në 79 kg).
Në mungesë të Kovalev, Canelo mund të zgjedhë që të ndeshet me kazakun Genadi Golovkin. Të dy boksierët janë ndeshur dy herë në tri vitet e fundit me të dyja duelet që i përshkruan të 12 raundet. Golovkin është shprehur prej kohësh se kërkon hakmarrje, ndërsa
Në të parin, palët u ndanë në barazim, ndërsa në duelin e dytë Canelo fitoi me një vendim maxhoritar tepër të ngushtë (113 – 115, 113 – 115, 114 – 114). Dueli i ardhshëm i kampionit të botws pritet të zhvillohet në muajin shtator.