Luftëtari është në kërkon të fitores së parë në kampionat, ndërkohë që së fundmi ka një lajm të mirë për trajnerin Milosh Kostiç. Në Shqipëri ka mbërritur edhe sulmuesi Ismael Dunga, i cili ishte federuar me gjirokastritët.
Për efekt dokumentacioni, sulmuesi nga Kenia u vonua. Gjithsesi tanimë gjithçka është zgjidhur dhe Dunga është i gatshëm të debutojë me Luftëtarin. Sot ai ka qenë në ndeshjen e Kupës kundër Vorës.
Sulmuesi 25-vjeçari ka ndjekur takimin si spektator, ndërkohë që nga nesër do të zbresë në fushën e stërvitjes dhe më pas do të jetë trajneri Kostiç ai që do të vendosë nëse luan apo në ndeshjen e fundjavës me Tiranën.