Zamparini: Qaj sa herë që Dibala nuk luan, në janar largohet nga Juventus!

Paulo Dibala është aktivizuar për tre sezone me ekipin e Palermos, para se të kalonte te Juventus. Argjentinasi është një idhull në Siçili, ndërsa Mauricio Zamparini është tifozi i tij më i zjarrtë. Presidenti i Palermos komenton situatën e vështirë të 24-vjeçarit, i cili ka përfunduar në stolin e bardhezinjve, si dhe zbulon të ardhmen e Dibala për “RMC Sport”.

“Dibala është një fenomen dhe filloj e qaj sa herë që nuk e shoh të luajë. I dërgova një mesazh Paulos, përpara dy vitesh dhe i kërkova të transferohej në Spanjë. I thashë: ‘Shko atje, ku luhet futboll dhe mos qëndro në Itali’. Herët apo vonë do ta bëjë, sepse jam i bindur që Juventus dëshiron të fusë në xhep paratë e kartonit të tij.

Jam i sigurtë që Dibala do të largohet në janar, ka disa klube që e kërkojnë dhe do të largohet nga bardhezinjtë. Juventus ka shumë kampionë, e pranoj që është e vështirë të luajnë të gjithë, por është një gabim të mos e fusësh Dibalanë në lojë. Nuk e them se ai ka qenë pjesë e Palermos.

Mbaj mend që kur Ibrahimoviç shkoi te Barcelona, nuk e përballoi rivalitetin me Mesin dhe u largua. Tani që Ronaldo erdhi te Juventus, ka ardhur koha për Dibala që të largohet”, përfundon presidenti “vullkanik” i Palermos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online