Kosielni i jep fund: Dashë gjithçka për Francën

Loront Kosielni po kalon një ndër periudhat më të këqija të karrierës së tij si futbollist. Një dëmtim i rëndë në tendinë në fillim të muajit maj e la atë jashtë Botërorit “Rusi 2018”, ku bashkëkombësit e tij triumfuan, duke sjellë në Francë për herë të dytë trofeun e Kupës së Botës.

Ditën e sotme, 33-vjeçarin njoftoi se rrugëtimi i tij me kombëtaren e Francës ka marrë fund. Kapiteni i dy herë kampionëve të botës e lajmëroi ndarjen e tij me “Gjelat” në një emision të “Canal +”: “Mendoj se dhashë gjithçka që mundesha për Francën. Tani kombëtarja ka një brez shumë të bukur me lojtarë të mëdhenj, për mua erdhi fundi. Do të jem gjithmonë nj tifoz i Francës, por nuk do ta vesh më fanellën”, tha Kosielni.

Kosielni në ndeshjen e tij të parë ne Francën.

Kosielni pati një debutim të vonë me kombëtaren franceze, fanellën e të cilës e veshi për herë të parë në vitin 2011 kur ishte 26-vjeç. Por, pavarësisht kësaj ai doli të siguronte 51 aktivizime me dy herë kampionët e botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online