Asambleja e Korsikës ka bërë një kërkesë për anëtarësimin në FIFA. Ishulli në jug të Francës kërkon që të përfitojë një status të ngjashëm me Skocinë dhe Gjilbraltrarin, që edhe pse janë territore të Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësohen në arenën ndërkombëtare të futbollit.
Kjo lëvizje nuk është pritur marrë aspak mirë nga federata dhe shteti francez, që i druhen skenarit se anëtarësimi i Korsikës në FIFA mund t’i rindezë sërish lëvizjet për pavarësi në ishull. Në një prononcim për mediet, presidenti i Federatës Francezë të Futbollit, Noël Le Graet, e bëri të qartë se institucioni që ai drejton do të japë veton për këtë kërkesë, duke thënë: Korsika është një departament i republikës Franceze, nuk ka asgjë për t’u diskutuar.
Por, duhet thënë se këtu po përdoren dy standarde, pasi në të shkuarën Federata Franceze e Futbollit i ka dhënë leje Kaledonisë së re dhe Tahiti për t’u anëtarësuar në FIFA, dy territore që kanë të njëjtin status si Korsika, si departamente të Francës.