Aventura e re e Tiago Motës, nis karrierën e trajnerit të moshave

0

Tiago Mota e mbylli me futbollin e luajtur, duke vendosur të tërhiqej gjatë kësaj vere. 36-vjeçari i lindur në Brazil, por që zgjodhi të luante me Italinë, ka vendosur të nisë karrierën e trajnerit.

Mota ka qenë i pranishëm ditën e djeshme në Koverçiano për të marrë licensën e trajnerit të moshave, siç citon francezja “L’Equipe”. Ish-mesfushori i PSG mund të nisë punën si asistent në ekipin e parë, por për momentin do të nisë aventurën si trajner i ekipit U19 të PSG.

Vitin e ardhshëm, Tiago Mota mund të marrë licensën e UEFA-s për të trajnuar dhe ekipet e para, ndërsa i mbetet të bëjë sa më mirë dhe të marrë eksperiencën e duhur gjatë këtij viti me ekipin U19.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.