Milani është i vendosur për të nënshkruar me Anhel Korrean. Argjentinasi është objektivi më i madh i Maldinit dhe Boban. Pas ardhjes së Leao dhe Duarte, radha është të përqëndrohen të gjitha forcat në blerjen e yllit argjentinas.
Mediet italiane raportojnë se Milani dhe Atletiko janë shumë pranë një marrëveshje finale. Agjenti i Korreas ka udhëtuar drejt Italisë për të biseduar rreth termave përfundimtarë të kontratës.
Ditët e kaluara operacioni ishte shumë pranë mbylljes, por një diferencë prej 2 milionë eurosh mbi bonuset ishte ngërçi që bllokoi gjithçka. Tani gjërat kanë nisur të lëvizin dhe për pak ditë Korrea do të vishet kuqezi.