Koret raciste ndaj Kesit, Interi rrezikon dënimin shembullor

Koret raciste janë kthyer sërish në një problem për tifozerinë e Interit. Pas incidenteve të ndodhura me mbrojtësin e Napolit Kalidu Kulibali, “viktima” e radhës ka qenë mesfushori i Milanit Frank Kesie.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ra pre e koreve raciste në momentin e zëvendësimit, gjë që e acaroi shumë lojtarin.

Në vendimin e nxjerrë sot nga komisioni i drejtësisë sportive pranë, klubi Interit ka marrë një paralajmërim për këtë sjellje të tifozerisë. Zikaltrit janë paralajmëruar se nëse incidentet të tilla përsëriten, ata do të dënohen me mbylljen e tribunës së tifozerisë “Curva Nord”, të paktën për një ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *