DOKUMENTET | Kaos rreth Qakës, transferimi i tij ka shumë “hije”

Transferimi i Kamer Qakës te FCSB nuk ishte i lehtë. Gjatë verës kishte shumë fjalë, ndërkohë që bisedimet thuhet se nuk shkuan shumë mirë. Gjithsesi në fund gjithçka u mbyll me sukses. Por së fundmi ka dalë një problem që vë në akuzë klubin e Poli Iashi.

Gazeta Sporturilor ka zbuluar dokumente, ku thuhet se një kompani me qendër në Moldavi ka mbajtur 25% të vlerës së kartonit të Qakës. Prosport Invest SRL është kompania me të cilën Poli Iashi nënshkroi më 10 nëntor të vitit 2017 dhe marrëveshja mes palëve ishte e tillë:

“Kompania në fjalë do të japë shërbime konsulence që klubi të kishte marrëdhënie të qëndrueshme kontraktuale”. Thënë shkurt, do tentohej që Kamer Qaka të qëndronte. Por gjithashtu kjo kompani do të ndihmonte edhe në gjetjen e klubeve të gatshme për ta blerë mesfushorin.

Faqja e parë e marrëveshjes mes Poli Iashi dhe kompanisë moldave

KLAUZOLA – Një nga pikat e marrëveshjes mes Poli Iashi dhe Prosport Invest SRL thotë se kompania do të përfitojë 25% të shumës nëse Qaka do të shitet nga FCSB. Diccka e tillë është e ndaluar me rregullore të FIFA-s.

Palët e treta, në këtë rast kompania moldave, janë të ndaluara në marrëveshje dhe kemi të bëjmë me shkelje të rregullave të FIFA-s për transferimet. Kjo mund të shoqërohet me gjobë për Poli Iashi dhe vlera mund të shkojë deri në 500 mijë euro. Klube si Benfika, Sporting, Rajo Valjekano, Selta Vigo dhe Al Arabi e kanë pësuar nga FIFA për shkak se kanë ndjekur të njëjtën praktikë, duke përfshirë palë të treta në marrëveshjet për transferimet e lojtarëve.

Faqja e dytë e marrëveshjes mes Poli Iashi dhe kompanisë moldave

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online