Kontrata, numri dhe prezantimi i Diaz: Talenti zbarkon në Madrid

0

Reali i Madridit arriti të siguronte shërbimet e një prej lojtarëve më të talentuar spanjollë. Florentino Perez pagoi 15 milionë euro + 5 milionë në formë bonusesh te Mançester Siti për kartonin e Brahim Diaz, mesfushorit ofensiv.

Spanjollit i skadonte kontrata me “qytetarët” në fund të sezonit, por ai nuk dëshironte të qëndronte dhe 6 muaj në Angli, aty ku sivjet zhvilloi 4 ndeshje dhe shënoi 2 gola. Diaz do të udhëtojë sot drejt Madridit së bashku me familjen e tij: babanë, nënën dhe katër motrat e vogla.

Prezantimi i 19-vjeçarit do të bëhet gjatë ditës së nesërme, ndërsa ai firmosi një kontratë deri në vitin 2025 me Realin e Madridit. Diaz ka zgjedhur numrin 21 dhe është gati të nisë aventurën më kampionët në fuqi të europës dhe botës.

 

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.