Teuta luan “tenis” me të rinjtë, shpërthen sulmi

Teuta ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që sot trajneri Bledi Shkëmbi ka pasur mundësinë të shohë skuadrën e tij në fushën e blertë. Durrsakët kishin programuar një takim brenda familjes dhe përballë ekipit të 19-vjeçarëve “Djemtë e Detit” kanë shpërthyer në gol.

Një sfidë që u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 6-0, ndërkohë që katër prej golave u shënuan në fraksionin e parë të lojës. Uendi Vecaj ishte ai që realizoi dy golat e parë, kurse me pas “stafetën” e mori Gerhard Progni.

Në pjesën e dytë Seku Kamara shënoi edhe dy herë të tjera, duke i çuar shifrat në 6-0. Teuta pritet që gjatë ditëve në vazhdim të zhvillojë edhe të paktën dy ndeshje të tjera miqësore, njëra prej tyre e programuar të zhvillohet kundër Skënderbeut.

Teuta 6-0 Teuta U19
Shënues:
Vecaj 12’, 23’, Progni 26’, 40’, Kamara 55’, 90’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online