Konti ndihet gati: Milani do të kthehet në majë të Europës!

Verën e vitit të kaluar, Milani bëri shumë shpenzime në merkato, teksa mjafton të kujtojmë transferimet e Bonuçit, Andre Silvës, apo Andre Kontit. Pikërisht ky i fundit ndoshta ishte më i pafati, pasi i është dashur të qëndrojë larg fushave për një kohë relativisht të gjatë.

Sezonin e shkuar, mbrojtësi luajti vetëm 158 minuta, në dy javët e para të kampionatit dhe më pas u dëmtua me kombëtaren dhe humbi thuajse të gjithë sezonin. Aktualisht, 24-vjeçari është rikthyer nga dëmtimi dhe ka qenë në stol ndeshjet e fundit, por pa mundur të aktivizohet për kuqezinjtë.

Konti është testuar me ekipin primavera të kuqezinjve, ku ka luajtur si titullar dhe shenjat kanë qenë pozitive. Gjithsesi, tashmë mbrojtësi duket gati dhe së fundmi ka folur për mediat italiane.

“Ende nuk i kam 90 minuta të plota në këmbë. Trajneri mund të mbështetet te unë, pasi jam totalisht i gatshëm. Psikologjikisht dëmtimet më kanë masakruar dhe jam munduar ta fsheh këtë gjë, por ka qenë me të vërtetë një vit i vështirë. Sheh shokët e tu të skuadrës të vuajnë dhe nuk je i aftë t’i ndihmosh ata”.

“Një klub si Milani nuk mund të bëjë gjë tjetër, përveçse të jetë të paktën në vendin e katërt këtë sezon dhe të sigurojë pjesëmarrjen në Champions. E kam thënë gjithmonë, që objektivi im është që të ndihmoj për të kthyer Milanin aty ku i takon, në majë të Italisë dhe Europës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online