Kastrati shkëlqen në Itali, Memushaj lider

Ledian Memushaj dhe Elhan Kastrati kanë marrë vlerësime pozitive pas ndeshjes që Peskara fitoi kundër Karpit. Mesfushori dhe portieri ishin titullarë dhe bënë paraqitje mjaft të mira. Vlonjati i mesfushës e ndihmoi shumë ekipin e tij.

Pas ndeshjes mediat italiane e kanë vlerësuar me notën 6.5. Mesfushori i është afruar golit, pa ia dalë mbanë. Veçse i dha një ritëm tjetër manovrës sulmuese, Memushaj e ndihmoi skuadrën edhe në mbrojtje dhe vlerësimi për të ka qenë i lartë.

Kastrati ishte nga më të mirët në fushë dhe e justifikoi besimin e stafit teknik. Pak ka luajtur këtë sezon, pasi Fiorilo është titullari dhe mungonte për shkak dëmtimi. Ish-portieri i Teutës është vlerësuar me notën 7. Ai e mbajti katërkëndëshin e tij të paprekur, duke ndalur Jeleniç në disa raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online