Kontestime nga tifozët e Liverpulit: Mesi të dënohet për sfidën e kthimit!

Episodi që solli golin e tretë të Barcelonës përballë Liverpulit (Leo Mesi me goditje dënimi), është kontestuar shumë në Angli, pasi tifozët e kuq mendojnë se ai nuk ishte faull në favor të argjentinasit, por një faull i shkaktuar nga vetë ai në dëm të Fabinjos.

Numri 10 i Barcelonës dhe mesfushori i Liverpulit u përplasën pak metra jashtë zonës dhe për gjyqtarin ishte faull për katalanasit dhe më pas u shndërrua në gol nga “Pleshti”. Tifozët e Liverpulit jo vetëm që ndihen të dënuar nga ky vendim i arbitrit, por kërkojnë që të ketë rishikime të pamjeve filmike, pasi Mesi e ka goditur me grusht Fabinjon dhe duhet të dënohet për ndeshjen e kthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *