Naingolan me sjelljen e tij jashtë fushe i “ka mërzitur” shumë klubet ku ka shkuar. Belgu nuk ka në plan t’i kushtojë gjithë kohën futbollit dhe kjo gjë sigurisht nuk ka sesi të pëlqehet nga trajnerët. E hoqën nga Roma për ta sjellë te Inter dhe tani vjen koha ta largojnë edhe nga “San Siro”.
Konte e ka larguar nga grumbullimi dhe Naingolan po kërkon për një klub të ri, që me sa duket e ka gjetur. Mesfushori kërkon të rikthehet te Kaljari, ku ka luajtur më parë në periudhën 2010-2014, përpara se të shkonte te Roma. Sipas “Sky Sport”, ai po i kërkon me ngulm Marotës të transferohet në ish-klubin e tij. Atje Raxha do të formonte nje dyshe të fortë “gladiatorësh” bashkë me uruguajanin Nahitan Nandez që vjen së shpejti.