Antonio Konte, trajneri i Interit, foli pas ndeshjes kundër Totenhemit, ku i thuri elozhe djemve të tij dhe preku disa tema të merkatos. Në fjalën e tij për mediat italiane, numri një i zikaltërve tha:
“Patëm përballë një kundërshtar shumë të vështirë, që me meritë shkoi në finalen e Champions League sezonin e shkuar. Por lojtarët e mi luajtën pa frikë dhe si të barabartë. Më pëlqen kjo gjë, treguan se kanë një karakter shumë të fortë.
Besoj se jemi gati për sezonin e ri, por mund të ketë surpriza në merkato. Gjithmonë ka vend për përmirësim. Por për këto gjëra flitet ditë tjera, sot dua vetëm të përgëzoj djemtë për fitoren që morën”, u shpreh Konte.