Antonio Konte ka hapur një duel mes Interit dhe Romës. Të dy klubet e duan strategun italian me çdo kusht. Roma duket se e ka marrë disi më shtruar këtë çështje dhe kanë takuar trajnerin italian për të biseduar rreth pagës. Në Romë nxitojnë të avancojnë në këtë çështje, pasi edhe kotrata e trajnerit nuk pritet të jetë aq e kripur sa pritej.
Konte ka jetuar më shumë se dy vite jashtë Italisë dhe sipas ligjit, klubi taksohet më pak për pagën e trajnerit. Kështu nëse paga neto e trajnerit do të jetë rreth 10 milionë euro, Romës do i kushtojë 13 milionë dhe jo 20, pasi do të taksohet vetënm 30%. I njëjti opsion vlen edhe për Interin.
Megjithatë zikaltrit nuk e dinë as vetë sesi do të veprojnë. Trajneri siç vazhdon bisedimet me Romën, e bën këtë edhe me klubin nga Milano. Interi nuk është i sigurt nëse do të vendosë të shkarkojë Spaletin, i cili nuk mund të thuhet se ka bërë keq, duke parë edhe organikën që ka në dispozicion.
Marota është i vendosur për ta marrë Konten te Interi. Ata kanë punuar së bashku te Juventusi dhe kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin. Mbetet të shohim nëse drejtori zikaltër do të bindë drejtuesit kinezë.