Interi do të luajë nesër në orën 13:30 përballë Juventusit për International Champions Cup. Një duel më shumë se miqësore. Antonio Konte do të vihet kundër të kaluarës, por ai e ka mendjen tek Interi.
Trajneri zikaltër ka folur rreth ndeshjes dhe merkatos së klubit. Konte ka besim te drejtuesit, ndihet i lumtur për Vesinon e Godin, si dhe konfirmon faktin që nuk ka qenë kurrë afër rikthimit në pankinën e bardhezinjve.
JUVENTUSI – “Këto ndeshje të ndihmojnë për të përthithur më mirë konceptet e lojës së duam të zhvillojmë, kur kemi topin dhe kur na duhet ta fitojmë. Kundër Juves do të jetë një miqësore e rëndësishme. Si ne edhe ata dëshirojmë që të luajmë një ndeshje të mirë. Shpresoj të shoh përmirësim nga skuadra pavarësisht rezultatit që do të prodhojë fusha.”
MERKATO – “Mendoj se drejtuesit do të marrin vendimet më të mira për Interin. Vesino ka patur një dëmtim dhe është afër rikuperimit. Godin ka nisur stërvitjen me ne dhe mund të them që jam i lumtur që kam dy lojtarë të tillë në dispozicion. Unë te Juventusi përpara se të merrja Interin? Nuk kam qenë kurrë afër rikthimit në stolin e Juves.”