Mbas fjalëve që Luka Modriç kishte kontaktuar vetë zikaltrit për të tentuar transferimin te Interi, ka ardhur reagimi i vetë mesfushorit. Kroati është i zhgënjyer me lajmin e përhapur dhe ka komentuar në profilin e “Instagramit” të “Futbol Al Reves”, ku shkruan: “Kjo është marrëzia më e madhe në histori”.
Rasti i mesfushorit çoi në përplasjen midis klubeve të Realit dhe Interit. Spanjollët akuzuan zikaltrit për negociata të fshehta me lojtarin dhe janë gati për ta çuar çështjen në gjyq, por klubi italian ka replikuar duke mohuar gjithçka.
Së fundmi lojtari ka thyer heshtjen dhe ka folur për çeshtjen e shumëpërfolur. Ai ka komentuar duke zbuluar se si qëndron e vërteta.