Juve “blindon” Pjaniç, boshnjakut i plotësohet ç’do kërkesë

0

Miralem Pjaniç ishte një ndër lojtarët më të përfolur gjatë kësaj merkatoje  vere. Por, Juventusi kurrsesi nuk mund ta humbte yllin e mesfushës, për të cilin paguan 35 milionë euro për ta marrë nga Roma dy vite më parë.

Sipas medieve italiane, “Zonja e Vjetër” ka marrë miratimin e lojtarit për një rinovim kontrate. Marrëveshje aktuale midis palëve mbaron pas tri sezonesh, por vlerësimi i Juventusit për 28-vjeçarin është maksimal dhe prandaj ata kanë vendosur që ta zgjasin që tani bashkëpunimin me lojtarin.

Firma pritet të vijë brenda javës. Marrëveshja e re do ta veshë boshnjakun bardhezi për pesë vitet e ardhshme, ndërsa paga e përmirësuar i kalon 6 milionë eurot në sezon (neto), shifër kjo që e bën Pjaniçin lojtarin e dytë më të paguar në skuadër pas Ronaldos (30 milionë euro/ Sezon) dhe Duglas Kostës (8 milionë euro/ Sezon).

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.