Gjatë tri viteve të kaluara Elseid Hysaj ka qenë një titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes napolitane, por sezoni i ardhshëm do ta gjejë shkodranin me konkurrencë të freskët,
Sipas medieve italiane “gjuetia” e Napolit për një mbrojtës krahu është drejt fundit. Pas negociatave të dështuara për Sabalin e Bordosë e Lainerin e Salcburgut, më në fund është gjetur marrëveshja për një tjetër lojtar.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e PSV-së Santiago Arias. Transferimi do të kapë vlerën e 12 milionë eurove. Arias është një rival i denjë për Hysajn, pasi është një futbollist titullar i padiskutueshëm si me kampionët e Eredivisies, por edhe me përfaqësuesen kolumbiane.