Kondogbia i jep fund me Francën, zgjedh përfaqësuesen e re

Për vite më radhë Zhofri Kondgobia shihej si një ndër talentet më premtues të futbollit francez. Mesfushori shtatlartë ka përfaqësuar Francën në të gjitha grupmoshat, ndërsa me ekipin e parë ka luajtur pesë ndeshje. Por, mbasi kanë kaluar tri vite nga grumbullimi i tij i fundit me “Gjelat”, Kondogbia ka marrë një vendim të pakthyeshëm.

25-vjeçari ka vendosur të ndryshojë kombëtare, duke pranuar ftesën e Republikës së Afrikës Qendrore, që është dhe vendi i origjinës së prindërve të tij. Kombëtarja afrikane është interesuar prej vitesh për lojtarin, por ai kishte refuzuar çdo herë kërkesat e tyre, pasi prioriteti i tij ishte kombëtarja e Francës.

Futbollisti që aktivizohet me Valencian mundi të ndërronte përfaqësuese, pasi të pesta aktivizimet e tij të mëparshme me kombëtaren e Francës ishin në ndeshje miqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online