Konçesao habit: Liverpuli, skuadra më e mirë në botë!

Serxhio Konçesao, trajneri i Portos, ka folur para ndeshjes kundër Liverpulit në Champions League, ku i thuri elozhe kundërshtarit: “Liverpuli është skuadra më e mirë në botë!”. Kështu e hapi konferencën e tij trajneri Konçesao, ku mes të tjerash u shpreh:

“Kur mendoj se si duhet të luhet futbolli dhe se si futbolli duhet të shprehet para syve të tifozëve dhe të gjithë botës, vetëm një klub më vjen në mendje: Liverpuli. Me një tifozeri të veçantë, me një stil loje të jashtëzakonshëm, me një dëshirë për të fituar çdo takim.

Për mua, janë pasqyrimi i futbollit të vërtetë. Kështu dua që edhe unë ta kem skuadrën time, të shprehemi dhe ne në fushë, pasi kemi shumë kualitet. Në Champions League, gjithçka mund të ndodhë, ne besojmë. Nuk e dimë ende se si do të shkojë takimi, thjesht ne jemi aty për të luftuar deri në sekondat e fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *