Kompleksi sportiv gati, në Ballsh presin shiritin

Qyteti i Ballshit dhe klubi i Bylisit do të kenë në dispozicion një ambient të ri sportiv, që ditën e sotme është inauguruar. FSHF, së bashku me Bashkinë Mallakastër dhe Usaid kanë investuar në këtë kompleks sportiv. Shuma e dhënë nga qeveria e futbollit shqiptar shkon në 85 mijë euro. Kjo shumë ka shkuar për shtrimin me tapet të fushës.

Në inaugurim ka qenë i pranishëm Edvin libohova, i cili është zëvendëspresident i FSHS-së, si dhe Enkel Alibeaj, anëtar i Komitetit Ekzekutiv. Sigurisht i ka mirëpritur kryebashkiaku Agron Kapllanaj. Nga USAIDI-i ishte Denis Uesner, drejtor i programit të zhvillimit.

“Tashmë një tjetër ambient model dhe me standarde i shtohet futbollit shqiptar, në dispozicion të fëmijëve dhe të rinjve. Investimet e FSHF-së për fëmijët dhe për rritjen e masivitetit të futbollit nuk ndalen asnjëherë. Ato i shërbejnë komunitetit, për të krijuar kushte sa më të mira. FSHF do të vazhdojë të mbështesë investime të tilla, me projekte konkrete në ndihmë dhe zhvillim të futbollit, jo vetëm këtu në Ballsh, por edhe në zona të tjera. Infrastruktura sa më cilësore e futbollit është një nga prioritetet absolute tonat”, ka thënë Libohova për faqen zyrtare të FSHF-së.

Investimi përfshin shtrimin me bar artificial të një sipërfaqeje që shkon në 5300 metra katrorë fushë futbolli, si dhe një sipërfaqe shtesë 200 metër katrorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online