Honda fillon aventurën australiane, firmos tek ish skuadra e Berishës

0

 Kejsuke Honda e ka mbyllur pas vetëm një viti aventurën e tij  në kampionatin meksikan me skuadrën e Paçukas. Mesfushori japonez ka filluar një kapitull të ri në karrierën e tij duke firmosur me klubin e Melburn Viktori në Australi.

Te skuadra e Melburnit Honda do të jetë ylli i ri i ekipit pas largimit të sulmuesit shqiptar Besart Berisha, i cili u largua gjatë kësaj merkatoje në drejtim të kampionatit japonez te skuadra e Sanfreçe Hiroshimas. Mëngjarashi 32-vjeçar s’do ta ketë aspak të lehtë të mbushë boshllëkun që ka lënë pas bomberi shqiptar, pasi Berisha ka pasur një ecuri fantastike prej 86 golash në 110 aktivizime.

Kontrata e Japonezit zgjat për vetëm një sezon dhe ai do përfitojë 3 milionë dollarë duke u kthyer në lojtarin më të paguar të kampionatit australian. Mbas përfundimit të kontratës me shumë mundësi Honda do të rikthehet në vendlindje mbas një migrimi që ka zgjatur më shumë se 11 vite.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.