Luftëtari afron një pogradecar, ndryshime në portë

Luftëtari po përgatitet për edicionin e ri futbollistik, ku do të provojë që bëjë surprizën, për të qenë në pjesën e sipërme të kalsifikimit. Edhe pse nga ekipi janë larguar disa lojtarë me rëndësi, drejtuesit kanë premtuar se do të ndërtojnë një skuadër që të qëndrojnë në të njëjtat nivele.

Përforcimi i skuadrës ka nisur që nga porta, pasi në Gjirokastër ka mbërritur portieri Ilias Melkas. Bëhet fjalë për një portier 29-vjeçar, i cili është aktivizuar vetëm në Greqi, ndërsa është provuar në disa ekipe në Shqipëri, por pa ia dalë mbanë të firmosë.

Melkas ka nënshkruar për 1 vit me gjirokastritët dhe me shumë gjasa do të jetë “gardiani” titullar në edicionin e ardhshëm. Vihet në pikëpyetje e ardhmja e portierit Bukovski, i cili me shumë gjasa mund do të largohet nga bluzinjtë. Bukovski erdhi në verë, duke pasur veteranin Athanasopulos, por ishte fatkeq, sepse luajti në ndeshjet kundër Ventspils, me vajtjen katastrofë dhe kthimin që ishte një estradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online