Roko Komiso është gati t’iu dhurojë një surprizë të bukur tifozëve të Fiorentinës. Objektivi i madh i klubit vjollcë është Daniele De Rosi. 35-vjeçari u largua pas një jetë me Romën dhe po mendohet për të ardhmen.
Ofertat nuk mungojnë, por mesfushori i njohur nuk dëshiron të nxitohet. Përveç Fiorentinës, De Rosi pëlqehet edhe nga Milani e Bolonja.
Raportet fantastike të ish-kapitenit me Vinçenco Montelën dhe Daniele Praden, trajnerin dhe drejtorin sportiv të Fiorentinës e bëjnë favoritë klubin e Komisos për të nënshkruar me De Rosin.
Edhe vetë lojtari tundohet nga një eksperiencë në Firence, kështu që palët mund të arrijnë shumë shpejt një marrëveshjes mes tyre.