Çudira e amerikano-jugore, Kilit i hiqet trofeu i fituar tri vite më parë

Futbolli amerikano-jugor nuk ndal së çudituri. Trupi qeverisës “CONMEBOL” ka vendosur që t’i heqë kombëtares së Kilit statusin si fitues i “Copa Amerika” për edicionin e vitit 2016, që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kili fitoi turneun në fjalë duke mundur në finale Argjentinën pas goditjeve të 11-metërshave. Kombëtarja amerikano-jugore  fitoi për herë të dytë radhazi këtë trofe. Vetëm një vit para këtij triumfi ata u shpallën fitues të turneut ku ishin dhe vendi organizator.

Pjesa më e çuditshme në këtë histori është fakti se zyrtarët e “CONMEBOL” janë kujtuar pas tri vitesh për të marrë këtë vendim. Me siguri që te Kili nuk e kanë pritur mirë lajmin, sidomos për faktin se kombëtarja kiliane do të ndeshjet me Kolumbinë pas pak orësh në kuadër të fazës çerekfinale të “Copa America”.

Arsyetimi nga zyrtarët e “CONMEBOL” është se turneu në fjalë ka qenë një format i veçantë ndryshte nga “Copa America”. Evenimenti në fjalë u bë për nder të 100-vjetorit të themelimit të “CONMEBOL”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online