Kombëtarja e liroi “trafikun”, e Para rikthehet të shtunën

0

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares sonë për Euro 2020, futbolli shqiptar do të përqendrohet te kampionatet e të gjitha kategorive, ku Superiorja dhe e Para ishin pushim fundjavën e shkuar. Kjo e fundit i luan të gjitha ndeshjet e javës së 21-të më 30-31 mars, duke nisur nga ora 15:00.

Në grupin A, Vllaznia kryesuese në zonën Play-off pret Besëlidhjen, tashmë pa trajnerin Hasan Lika, por në pankinë me Agim Canajn. Dinamo-Korabi është sfidë ku skuadra dinamovite mendon 3 pikët e para të fazës së tretë, ndërsa Erzeni është pushim. Në zonën Play-out Vora pret Burrelin, një finale mbijetese. Iliria ka shansin të largojë etheve e mbijetesës me një fitore në shtëpi kundër Shënkollit.

Në Grupin B, në zonën Play-off janë ndeshje në letër të lexueshme, ku Bylisi pret Egnatian dhe Oriku luan në fushën e tij me Lushnjen. Besa këtë javë është pushim. Ndryshe janë pozicionet në play-out, ku Elbasani pret Tomorin në një tjetër betejë për mbijetesë, e po kështu Turbina me Apoloninë. Në këtë grup, Pogradeci është pushim.

 KATEGORIA E PARË – Java 21

GRUPI A
Play-off
Të shtunën, 30 mars 2019
Dinamo-Korabi           15:00

Të dielën, 31 mars 2019
Vllaznia-Besëlidhja     15:00
Erzeni pushim

Play-out
Të dielën, 31 mars 2019
Vora-Burreli                15:00
Iliria-Shënkolli             15:00
Veleçiku pushim

GRUPI B
Play-off
Të shtunën, 30 mars 2019
Bylis-Egnatia               15:00
Oriku-Lushnja             15:00
Besa pushim

Play-out
Të shtunën, 30 mars 2019
Turbina-Apolonia        15:00
Elbasani-Tomori          15:00
Pogradeci pushim

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.