Koliçi e pëson i pari, plas lufta te Kukësi

0

Enea Koliçi, Izair Emini dhe Nijas Lena janë futur në luftë me klubin e Kukësit. Tre kampionët ka kohë që kërkojnë klub të ri dhe e konsiderojnë kontratën të përfunduar, por ndryshe e mendon Kukësi.

Klubi kampion në fuqi ka njoftuar se lojtarët e sipërpërmendur janë nën kontratë edhe për një sezon, por lojtarët e kanë kundërshtuar me forcë duke mos u paraqitur në seancen e parë stërvitore.

Vetë menaxheri i Kukësit, Naim Halili në prononcimin e tij deklaroi se do të ketë penalitet për veprimin e lojtarëve dje dhe sot ka ardhur dhe gjoba e parë.

“Gardiani” Enea Koliçi është ai që e ka pësuar i pari, pasi tashmë klubi do t’i mbajë lojtarit një rrogë mujore, pasi nuk është paraqitur në seancën e datës 1 gusht. Ndërkohë, të njëjtin fat pritet të kenë dhe dy shqiptarët e Maqedonisë, Lena dhe Emini.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.