Gvozdenoviç: Kthehem një ditë si trajner i parë

Serbi largohet nga Tirana: “Ishte një nder për mua, ndoshta një ditë rikthehem bardheblu

Mirupafshim! Jo lamtumirë ishte ajo e djeshmja e Ivan Gvozdenoviçit. Serbi i ka dhënë fund detyrës si zëvendëstrajner i Tiranës pas dy vitesh bardheblu. Dje pasdite ai ka qenë i pranishëm ne kompleksin “Skënder Halili” për të takuar stafin teknik, lojtarët dhe të gjithë bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar në dy vitet e fundit. Para se të largohej, Gvozdenoviçi ka mbajtur një fjalim para skuadrës. “Kam kaluar me ju dy vitet e fundit, mes momenteve të mira, por dhe momenteve të vështira, të cilat i kemi kaluar bashkë. Ka qenë një eksperiencë mjaft e mirë për mua siç ka qenë edhe për ju. Ka qenë një nder për mua të punoja në një klub të madh si Tirana. Është klubi më i madh në Shqipëri dhe më i rëndësishmi. Nuk ka rëndësi se në cilën kategori do të luani vitin tjetër, unë ju uroj të fitoni kampionatin e të riktheheni aty ku i takon këtij klubi të jetë. Ju uroj suksese dhe gjithë të mirat ne sezonin e ri. Të njëjtën gjë uroj dhe për Ze Marian dhe stafin teknik me të cilët ishte një kënaqësi të punoja në dy javët përgatitore për Europën. Ky është futbolli, sot po iki nga Tirana, por ndoshta një ditë do të rikthehem sërish këtu”, ka thënë Gvozdenoviç para skuadrës dhe stafit teknik për t’u larguar më pas nga Tirana.

Ivan Gvozdenoviç ka mbërritur në vitin 2010 në Shqipëri, mes ankthit se çfarë e priste dhe dëshirës për të qenë një futbollit, profesionist. Në vitin 2010, pas një karriere shumë të suksesshme tek Cervena Zvezda, ku ishte edhe kapiten, tek Klub Bryzh, Dinamo Bukureshtit, Metz, Vojvodina e disa klube të tjera, Gvozdenoviç, në moshën 32-vjeçare firmosi për bardheblutë, ku gjeti një grup lojtarësh që vinin nga shtete të ish Jugosllavisë. “Kur firmosa me Tiranën ishte një lojtar nga Kroacia, Pero Pejiç, një lojtar nga Bosnja, Mladen Zhizhoviç edhe unë nga Serbia. Ata kishin shumë respekt për futbollin jugosllav dhe unë isha me fat, pasi kisha qenë me Cervena Zvezdan”. Prej mëse dy vitesh Gvozdenoviç ishte në rolin e zëvendëstrajnerit tek skuadra e Tiranës, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka përfunduar edhe të gjitha kurset për liçensën e trajnerit në Shqipëri. Ivan Gvozdenoviç u rikthye te Tirana, skuadra që e bëri të njohur në kampionatin shqiptar, në 2015-ën, por jo si lojtar, por pjesë e stafit teknik të bardhebluve. 39-vjeçari ishte krahu i djathtë i trajnerit Shkëlqim Muça. Që prej asaj kohe ai nuk është larguar nga bardheblutë, por ndarja erdhi këtë verë. Klubi Tirana e falënderon për kontributin e dhënë në këto dy vite dhe i uron suksese në karrierën e tij që do ta vazhdojë tek Kukësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online