Koleksioni i Dibala: Ju tregoj fanellat më të rëndësishme, Mesi e Ronaldo… përkrah!

Futbollistët përfitojnë të shkëmbejnë bluzat e tyre me kundërshtarët në fund të çdo ndeshje. Ky është një ritual i vjetër: ka nga ata që i ndërrojnë me miqtë e tyre, ndërsa të tjerë mezi presin ta bëjnë një gjë të tillë me lojtarë të mëdhenj.

Shumica e tyre i ruajnë me fanatizëm dhe një prej tyre është Paulo Dibala. Argjentinasi i Juventusit ka një koleksion prej 270 bluzash. Ai ka postuar një foto me to në rrjetet sociale. Të gjitha janë të rëndësishme për 25-vjeçarin, sidomos ato të Institutos (ekipi i parë i lojtarit ofensiv), Palermos, ajo e titullit të parë me Juven, por jo vetëm.

Aty gjendet dhe bluza e Pol Pogba, një prej miqve më të ngushtë të Dibalasë dhe ato të dyshes Mesi-Ronaldo. Dibala shpjegon rëndësinë e tyre në një prononcim për “OTRO”.

Këto që po shihni këtu janë 270 bluza të grumbulluara dhe nuk janë një numër i rastësishëm. Këtu janë të gjitha bluzat që kam shkëmbyer me shokët e mi dhe kundërshtarët me të cilët jam përballur. Më kujtohet kur isha në Argjentinë. Ëndërroja të kisha një koleksion personal dhe jam i lumtur që ia kam dalë. Një nga më të rëndësishmit për mua është bluza me numër 9 e Institutos, sepse ka qenë klubi im i parë si profesionist dhe ai që më ndryshoi jetën”, shprehet Dibala.

Më pas argjentinasi shton: “Më pas është ajo e Palermos, klubit që më bleu dhe më solli në Itali, duke më bërë pjesë të futbollit të madh. Nuk ishte një moment shumë i bukur, sepse luanim në Serie B, por arritëm ta rikthenim ekipin në elitë.”

“Një tjetër bluzë që dua të kujtoj është ajo e Pol Pogba, ish-shokut tim te Juventusi. Flas përditë me të dhe jemi shumë miq. Kam përfituar shumë prej tij. Nga bluzat e Juves mbaj mend mirë atë të sezonit 2015/2016, sepse ishte viti i titullit të parë në Itali. Bëra që të firmosej nga të gjithë shokët e ekipit, isha shumë i lumtur dhe kam kujtime të bukura”, tregon Dibala.

“Unë mbaj numrin 21, që kur isha 6 vjeç. Te Juventusi kam gjetur njerëz si Kedira, Kielini dhe Manxhukiç, të cilët janë si familje për mua. I ruaj me xhelozi dhe bluzat e Ronaldos dhe Mesit. I kam vendosur bashkë uniformat e tyre dhe jam me fat që kam patur mundësinë për të luajtur me këta lojtarë. Mëson shumë gjëra prej tyre çdo ditë. Të dy janë fenomenalë dhe nuk mund t’i krahasosh me njëri-tjetrin, sepse secili prej tyre është unik në llojin e tij.”

 

View this post on Instagram

 

Took me a long time to get through my shirt collection with @OTRO ? Full episode on http://otro.co/dybala. #OurOtherClub

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online