Shitja e aksioneve të Tomorit, Këshilli Bashkiak merr vendimin

0

Shitja e shumicës së aksioneve të Futboll Klub Tomori është shtyrë. Bashkia e Beratit kishte dalë me një njoftim dhe thuhej se ditën e sotme, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, do të votohej për të shitur 76% të aksioneve. Sot është zhvilluar mbledhja, por nuk janë dhënë votat e duhura për të nisur me procedurat.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak kanë qenë këshilltarët e Partisë Socialiste ata që kanë abstenuar dhe kështu gjithçka mbetet pezull. Ndoshta në mbledhjen e radhë do të ketë të tjera zhvillime, por për momentin gjithçka është në ajër.

“Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan, me përjashtim të pikës 14, për të cilën kërkohej një shumicë e cilësuar votash, gjë që nuk arrit ( 16 pro, 9 abstenuan), pasi këshilltarët e PS-së abstenuan, duke penguar nisjen e procedurave për shitjen e aksioneve të Klubit të Tomorit”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Kompania “Mela Holding Group”, e drejtuar nga Marko Saljihu, kishte shfaqur interesimin e saj për të blerë shumicën e aksioneve të Tomorit. Vetë kreu i kësaj kompania kishte zbarkuar në Berat dhe ka zhvilluar edhe një takim me drejtuesit e klubit dhe Bashkisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.