Bubeqi: Do formatojmë Korabin e sezonit të ardhshëm

Duke qenë se Korabi e kishte siguruar renditjen në pesë skuadrat e para në Grupin A, në ndeshjen e javës së 18-të me Besëlidhjen, trajneri Dorian Bubeqi aktivizoi disa futbollistë të rinj. Kryesisht  ata të cilët kishin ardhur gjatë merkatos së janarit, por edhe nga ata që janë pjesë e skuadrës U19.

Këtë moment, tekniku kavajas i dibranëve e quan si një mundësi reale që i shërben më shumë formatimit të një skuadre bazë për sezonin e ardhshëm. “Humbja me Besëlidhjen nuk më shqetësoi shumë, sepse është një nga skuadrat pretendente të Grupit A. Por duke qenë se aktivizova disa futbollistë të ardhur gjatë merkatos së janarit, të cilët nuk kishin gjetur hapësira, si dhe të tjerë nga ekipi i të rinjve, unë jam i kënaqur me premierën e tyre  me fanellën e Korabit. Paraqitja e tyre ishte e mirë dhe në ndeshjet e tjera besoj se do të kenë më shumë përmirësim”, u shpreh Bubeqi për SportEkspres.com.

Ndërkohë, trajneri i Korabit thekson më pas se gjatë fazës së tretë do të fitohen më shumë ndeshje, që do të jenë si teste për sezonin tjetër. “Faza e tretë na jep mundësinë që të luajmë më lirshëm dhe të aktivizojmë sa më shumë futbollistë. Ne nuk pretendojmë ngjitje në renditje, por do të synojmë të fitojmë sa më shumë ndeshje, që së pari do të jenë teste për futbollistët që do të aktivizohen”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online