Dyshja e futbollistëve rus, Alekandr Kokorin dhe Pavel Mamaev po kalojnë një moment tejet të vështirë, pasi ndodhen në paraburgim prej gati katër muajsh. Telashet për dy yjet e përfaqësueses ruse filluan kur ata rrahën dy persona të ndryshëm brenda pak orësh në fillim të muajit tetor.
Të dy lojtarët po festonin me përvjetorin e shoqërisë së tyre dhe sigurisht në mënyrë tipike ruse, alkooli s’kishte si të mungonte. Në dehje e sipër ata dhe rrahën një shofer dhe më pas radhën e pati një shtetas me tipare aziatike.
Russians football players Alexander Kokorin(Zenit) and Pavel Mamaev(Krasnodar) attacked a visitor of cafe on monday. Today Alexander Kokorin was being taken away to a pre-trial detention center until 8December. In December,prosecutors will demand punishment up to 7years in prison pic.twitter.com/SLjfnxvzVt
— ?????? ????? ???????? (@thecasualultra) October 11, 2018
Ky i fundit rezultoi të ishte një drejtues i lartë në ministrinë e transportit. Pamjet filmike bënë xhiron e botës dhe autoritet ruse u vunë menjëherë në ndjekje të dy futbollistëve. Së fundmi gjykata e Moskoës vendosi shtyrjen e seancës përfundimtare deri më datë 8 prill, çka e zgjat periudhën e tyre të paraburgimit në gjashtë muaj.