Një shkrim i revistës “Construction News” ka shkaktuar shumë polemika rreth projektit të stadiumit të ri të Totenhemit. Në artikullin e revistës, një ish-punonjës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, lëshon akuza se një pjesë e konsiderueshme e punëtorëve ne kantier konsumonin kokainë dhe alkool gjatë orëve të punës.
Këto akuza rrisin presioni ndaj kompanisë kontraktore “Mace”, që përveç se ka kaluar buxhetin paraprak me 200 milionë euro kosto shtesë, ka vonuar përfundimin e punimeve të paktën tre muaj. Por, kohët e fundit disa burime jo zyrtare thonë se stadiumi i ri i Totenhemit do të përurohet gjatë sezonit të ardhshëm. Diccka qesharake, pasi fillimisht u premtua se stadiumi do të mbaronte brena një viti e gjysmë nga prishja totale e “White Hart Lane”.
Kosto e lartë e ndërtimit të impiantit të ri (950 milionë euro), ka goditur rëndë financat e klubit, që në merkaton e verës që lamë pas nuk kreu qoftë edhe një blerje të vetme, madje nuk pati as afrime me kosto 0.