Kohë falënderimesh, Sentamu fjalë të veçanta për Ze Marian

Hose Marcelo Ferreira, ndryshe Ze Maria, nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Braziliani ka mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin me bardheblutë, ndërkohë që pas rreth 18 muajsh punë në kryeqytet ka lënë edhe miq.

Sa i takon raportit me lojtarët, fjalët kanë qenë të shumta për raport të ftohtë. Gjithsesi ka edhe nga ata që e falënderojnë, sikurse edhe ndodh me Junus Sentamu. Sulmuesi anësor, përmes faqes së tij në “Facebook” shkruan fjalë të mira për brazilianin.

“Pasion, respekt, sukses… Kjo është e gjitha rreth Ze Marias. Faleminderit për çfarë keni bërë për ne te Tirana dhe për çfarë keni bërë në botën e futbollit. Ju jam mirënjohës për gjithçka më keni mësuar dhe për gjithë besimin e dhënë, pa marrë parasysh se sa e vështirë ishte situata. Faleminderit Ze Maria”, janë fjalët e Junus, i cili ka postuar edhe disa foto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online