Koha për ndryshim, Batistuta: Radha e Ikardit, Higuain i pati shanset e tij

Argjentina është një kombëtare, që ka patur gjithmonë emra të mëdhenj në repartin e sulmit. Të gjithë nuk mund të luajnë, ose të grumbullohen, kështu që gjithmonë ka patur sulmues të fortë, të cilët kanë mbetur jashtë kombëtares. Mauro Ikardi në Botërorin e fundit, sa për të përmendur një emër.

Gabriel Batistuta, golashënuesi i dytë më i mirë i historisë së Argjentinës me 54 gola në 77 ndeshje, i cili u kalua në vitin 2016 nga Leo Mesi, ka folur për “Sky Sport mbi situatën e repartit ofensiv të kombëtares “Albiceleste”.

Batigol ka një respekt të madh për Gonzalo Higuain, por sulmuesi i Milanit e ka mbyllur epokën e tij tek Argjentina dhe e ardhmja janë: Ikardi, Dibala dhe Simeone.

E kam të vështirë të zgjedh. Higuain ka qenë gjithmonë i preferuari im, por ka luajtur 3 Kupa Bote me Argjentinën dhe i ka patur shanset e tij. Tani mendoj se është radha e Ikardit, i cili mund të përmirësohet ende. Mauro, Dibala, Simeone janë djem seriozë me dëshirë për t’u përmirësuar dhe besoj se janë e ardhmja e kombëtares. Pipita e ka dhënë çfarë kishte për të dhënë”, përfundon legjenda e Fiorentinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online