Barcelona ende nuk ka bërë blerje këtë merkato vere, pavarësisht se disa lojtarë janë larguar ose janë në prag largimi. Një nga futbollistët që është larguar përfundimisht nga katalanasit, është Andre Gomesh.
Mesfushori luajti si i huazuar te skuadra e Evertonit sezonin e shkuar, duke bërë paraqitje shumë të mira dhe duke bindur drejtuesit e klubit anglez që të paguajnë për kartonin e plotë të tij.
Siç raportohet nga mediat angleze, Evertoni ka paguar plot 22 milionë euro për shërbimet e futbollistit portugez, i cili ka lënë pas dëmtimet dhe është rikthyer në formën e tij më të mirë.