Jyrgen Klop ka lëshuar disa kritika të ashpra për turneun “Nations League”. Trajneri i Liverpulit e konsideroi kompeticionin e krijuar rishtazi nga “UEFA”, si kompeticionin më të pa sens në planet. Sipas tij ky kompeticion shton mbingarkesën te lojtarët dhe dëmton objektivat parësore të klubit të tij si kampionati dhe Champions-i.
“Në tetë ndeshje kemi grumbulluar 20 pikë. Djemtë fatkeqësisht duhet të ikin të luajnë në “Nations League”, që është kompeticioni më pa sens në botë. Duhet të mendojmë për lojtarët, Henderson ka pasur vetëm dy javë pushim këtë sezon”
“Nëse marr në telefon një trajner kombëtareje dhe i kërkoj të lërë pushim dy ose tre lojtarë të Liverpulit, me shumë gjasa ai do më thotë, e kam vendin e punën në rrezik për shkak të “Nations League”,përfundoi Klop.