Klop kthehet në makth për Bajernin, Liverpuli futet në garë për talentin 18-vjeçar

Kalum Hudson-Odoi kërkohet prej muajsh me ngulm nga Bajernit i Mynihut. Talenti i Çelsit nuk i janë besuar shumë minuta nga trajneri Mauricio Sarri, diçka që ka sjellë dhe refuzimet e njëpasnjëshme të kërkesave për rinovim kontrate.

Kontrata aktuale e Hudson-Odoi mbaron në verën e 2020-ës, pra nëse Çelsi dëshiron ta shesë për një shumë të kënaqshme, shansi i vetëm është merkato e verës, që është më pak se tre muaj larg.

 

Së fundmi krahas Bajernit, mediet angleze po raportojnë se për sulmuesin e ri interesohet dhe Liverpuli. Sipas “Liverpool Echo”, insistimin më të madh për 18-vjeçarin po e bën trajneri Jyrgen Klop, i cili është impresionuar nga paraqitjet e futbollisti me origjinë nga Gana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *