Barazimi ndaj Evertonit bëri që Liverpuli të humbte kryesimin e kampionatit anglez ndaj rivalëve të Mançester Siti. Në daljen për shtyp në përfundim të takimit, një gazetar e pyeti trajnerin Jyrgen Klop për numrin e lartë të barazime të skuadrës së tij, që në shtatë raste ka dalë nga fusha e lojës me një pik.
Gjatë pyetjes gazetari dashur pa dashur vuri në pikëpyetje impenjimin e skuadrës në ndeshje, duke thënë se ekipi u duk i kënaqur me barazimin për shkak se nuk rrezikoi duke futur më shumë sulmues në fushë. Kjo pyetje solli një reagim epik të trajnerit gjerman.
“Jam shumë i zhgënjyer nga pyetja juaj, jashtëzakonist shumë. Ne nuk po luajmë PlayStation. Vërtetë mendoni se nuk sulmuam aq sa duhet sot? Ti kujton se nëse fus një sulmues tjetër në fushë, loja do të ndruyshojë. E them përsëri, t’i mendon se futbolli është si në PlayStation, por në të vërtetë nuk është aspak ashtu”.
“Duhet të bësh gjërat e duhuara në momentin e duhur. Ne nuk mund të fillojmë lojën me 4 ose 5 sulmues. Sigurisht ka momente kur duhet të marrësh përsipër risqe, por s’duhet të harrojmë se luajmë në Premier Ligë dhe mund të ndëshkohesh është e rëndësishme që të mbajmë veten në kontroll. Katër pika ndaj Evertonit dhe Junajtid në dy përballje janë rezultate të mira për mendimin tim. Tani do luajmë ndeshjet e mbetura si ndjekës, dhe për mua kjo gjë nuk është problem”, përfundoi Klop.