Presidenti i Bajernit të Mynihut Uli Hënes ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me Jyrgen Klop, i cili në vitin 2008 thuajse u bë trajner i gjigantëve bavarezë.
Liverpuli do të presë Bajernin të martën e ardhshme, në vajtjen e 1/8-ave në Champions league dhe Hënes nuk e ka fshehur vlerësimin dhe respektin që ka për Klop, të cilin mund ta kishte në klubin e tij, nëse Bajerni nuk do vendoste ndryshe 11 vite më parë.
Ishte viti 2008, Klop sapo kishte lënë Maincin, ku kishte bërë gjëra fantastike, ndaj e dëshironin shumë klube.
“Personalisht, kam një opinion të shkëlqyer për Klop. Shumë vite më parë arritëm marrëveshjen për të bashkëpunuar, por në fund firmosëm me Jyrgen Klinsman.
“E kam respektuar gjithnjë Klop dhe punën e tij, do të jetë një përballje e vështirë për të dyja palët javën e ardhshme”, deklaron Hënes.
Klinsman qëndroi vetëm një sezon te Bajerni dhe u largua pa lavdi, ndërsa Klop mori drejtimin e Dortmundit, ku fitoi 2 herë titullin kampion, para se të shkonte tek Liverpuli në 2015.