Klop i tërbuar: Na bënë të dukeshim si kasapë, Nejmar u tregua tinëzar!

Jurgen Klop sigurisht që ka dalë i zhgënjyer nga fusha e blerta pas humbjes që Liverpuli i tij pësoi me PSG-në. Tekniku gjerman ka rezervat e tij mbi atë që ndodhi në fushën e blertë. Kreu i pankinës së klubit të kuq ka vënë në dukje ndalesat e shumta të lojës.

“Nuk dua të them që PSG nuk e meritoi fitoren, por…”, vijon Klop, i cili ka rezerva më së shumti për pjesën e dytë të takimit. “Nejmar u tregua i zgjuar. Ai merrte faulle për të ulur ritmin dhe mbi të gjithë duhet të thotë se u tregua tinëzar.  Por shumë lojtarë binin në tokë dhe pretendonin se kishin pësuar dëmtime të rënda. Binin në tokë si të kishin vdekur dhe pas pak ngriheshin direkt sërish”, thotë Klop.

“Mbi të gjitha në pjesën e dytë ka pasur 500 mijë ndërprerje deh arbitri mendon se e ka bërë mirë punën e tij. Ai mund t’i ndëshkonte ata. Nëse rrëzohesh pa asnjë arsye, është karton i verdhë. Kemi të bëjmë me sjellje anti-sportive. Na bënë të dukeshim si kasapë”, përfundoi Klop për “The Sun”.

Tashmë kualifikimi i Liverpulit varet nga ndeshja e fundit me Napolin në shtëpi. Një fitore minimale 1-0 do t’u bënte punë të kuqve, ndryshe do të duhen të realizojnë me dy gola në rast se italianët shënojnë në portën e skuadrës së Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *