Liverpuli ndan vendin e parë në tabelën e kampionatit anglez me Mançester Sitit. Skuadra e Jurgen Klop e ka bërë detyrën e saj, duke grumbulluar 23 pikë pas nëntë ndeshjesh. Një ndryshim nga kampionati i kaluar është se reparti më në pah nuk është më sulmi, por mbrojtje e të kuqve. Në konferencën para takimit ndaj Cërvena Zvezdës, tekniku gjerman e preku dhe këtë shqetësim të tifozëve.
“Detyra parësore e jona është të fitojmë ndeshjet. Këtë sezon kemi luajtur mirë, por njerëzit mbajnë mend vetëm ndeshjet tona më të mirë gjatë fundit të sezonit të shkuar, ndërsa për ndeshjet mesatare s’i mban mend kush. Çdo ndeshje që kemi fituar deri më tani e kemi merituar plotësisht. Mund të bëjmë shumë mirë se kaq dhe do punojmë fort për t’u përmirësuar”.
KUNDËRSHTARI – “Ata janë një skuadër që mbrohen mirë në grup dhe dalin shpejt në kundërsulm. Ata i hapën shumë probleme Napolit edhe PSG-së, megjithëse rezultati ndaj PSG-së ishte tepër i thellë. Duhet të mbrojmë të gjithë kur s’e kemi topin dhe të sulmojmë të gjithë kur e kemi”, përfundoi Klop.